Tiranë, zhvillohet Asambleja Parlamentare e OSBE-së
Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Asambleja Parlamentare e OSBE-së në sensionin e saj të vjeshtës.Sesioni i hapjes, do të çelet sot në mjediset e Hotel “Sheraton” dhe do të përshëndetet nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Riccardo Migliori, kryeparlamentarja Topalli, kryeministri Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i AP-së së OSBE-së, Lamberto Zannier.Përgjatë dy ditëve mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së, do të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë që përfshijnë një konferencë parlamentare me temë: "OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë".Konferenca, e ndarë në tre sesione, do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e shoqërive multi-etnike dhe multi-kulturore në vendet anëtare të OSBE-së, me krizën ekonomike dhe financiare, si dhe me rolin e medias në promovimin e mirëqeverisjes.Mbajtja e mbledhjeve të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur Shqipëria mban Presidencën e KiE-së, si dhe përgatitet të festojë 100-vjetorin e Pavarësisë.