"21 Janari", dëshmojnë dy deputetët Bare dhe Stërkaj
Në seancën e rradhës për 21 janarit ka patur më shumë politikë brenda, ku në cilësinë e dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria kanë dëshmuar dy deputetët e PS, Besnik Bare dhe Paulin Sterkaj, deputetë aktiv ditën e demostratës.Të dy deputet kanë qënë në të njëjtën linjë, ku kanë thënë se në asnjë moment garda dhe policia nuk janë provokuar nga turma. Ajo ishte një demostratë e qetë u shprehën deputetët.Në përfundim të dëshmive të tyre para trupit gjykues Bare pohoi se duhet të hetohen edhe personat që kanë urdhëruar që të qëllohet mbi turmë. Ndërsa deputeti tjetër Sterkaj tha se është qëlluar nga kryeministria dhe garda nuk ka qënë e kërcënuar në asnjë moment,ata kanë qëlluar pa shkak tha Sterkaj."Kemi qenë paqësorë gjatë protestës sonë më 21 janar. Në dijeninë time kryeministria nuk u sulmua më 21 janar" tha Bare.“Nuk e di shkakun e dhunës gjatë protestës së "21 janarit". Krismat vinin nga Kryeministria. Garda nuk ka qenë e kërcënuar por ka hapur zjarr pa shkak” tha Stërkaj.Në këtë seancë ishte thirrur edhe deputeti Tom Doshi, por ai nuk u paraqit, i cili është thirrur përsëri në seancën e rradhës e cila do të mbahet në 10 tetor. Ndërsa avokati i palës mbrojtëse, Genc Gjokutaj, tha se dy deputetët dhe një tjetër dëshmitar nuk kanë thënë të vërtetën në gjykatë, pasi dëshmia e tyre bie në kundërshti me atë që kanë deklaruar në gjyq.