Kosovë, turqit bojkotojnë festën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Këshilltarët e Asamblesë Komunale në Prizrenit nga radhët e komunitetit turk nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen solemne të 135- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Këshilltari i LDD-së, Lulëzim Kabashi ka kritikuar mungesën e pjesëmarrjes të këshilltarëve të KDTP-së, në seancën solemne të LSHP-së.“Fatkeqësisht ende edhe në këtë kohë ekziston një mentalitet i gabuar”, tha Kabashi.Sipas tij, këshilltarët e KTDP-së është dashur të marrin pjesë edhe në këtë seancë solemne si në çdo seancë tjetër të Asamblesë.Ndërsa kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka komentuar mungesën e këshilltarëve të KTDP-së në festën solemne të LSHP-së.Shënohet 135-vjetori i Lidhjes së PrizrenitLidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptar, të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (shqiptarë të asimiluar).Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.