Gëzim Kelmendi: Skëndërbeu, hero i katolokëve jo kombëtar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar. Kelmendi, ka argumentuar deklaratat e tij se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet."Katolikët e kanë heroin e tyre Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare", tha deputeti kosovar.Kelmendi gjithashtu ka vënë në dyshim prejardhjen e Heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe. Ndërsa ai tha tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.Më tej në intervistën e tij për mediat në Kosove Kelmendi ndan mendimin se Turqia nuk ka qenë pushtues i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë Turqia duhet trajtuar si vend mik."Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë", tha deputeti Kelmendi.