Biden takon Thaçin, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Ëashington me zv/presidentin amerikan, Joe Biden i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.Biden riafirmoi partneritetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.Zv/presidenti amerikan vlerësoi udhëheqjen dhe kurajon politike të demonstruar nga Kryeministri Thaçi dhe qeveria e Kosovës në arritjen e marrëveshjes në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike  për të siguruar paqen dhe begatinë për popujt e Kosovës dhe Serbisë dhe për të çuar përpara aspiratat evropiane të të dy vendeve.Zv/presidenti amerikan ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq, dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, përfundon komunikata për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.Kryeministri Thaçi fillimisht e falënderoi zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, për ndihmën e vazhdueshme që administrata e Presidentit Obama dhe Zëvendëspresidenti  Biden  po i japin Kosovës në këto momente vendimtare të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës.Duke folur për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë më 19 prill 2013 në Bruksel, kryeministri Thaçi tha se kjo marrëveshje nuk është fundi i normalizimit, por fillimi i tij, dhe tani fjalë kyçe është implementimi i plotë i marrëveshjes së arritur.Lidhur me gatishmërinë e Prishtinës për implementimin e marrëveshjes, kryeministri Thaçi theksoi se ndryshimet legjislative janë në fazën finale, dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë, ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës, dhe asnjë vonesë nuk do të shkaktohet nga pala kosovare.Madje, theksoi kryeministri Thaçi, në këtë drejtim, ne po punojmë shumë që të përcjellim mesazhe te qytetarët e veriut, ku si pjesë e Marrëveshjes, do të themelohet një fond zhvillimi për veriun, në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në atë pjesë, të cilët që 14 vite kanë jetuar në frikë për të ardhmen e tyre.Duke folur për perspektiven evropiane të Kosovës, kryeministri Thaçi i tha zv/presidentit Biden se Kosova të ardhmen e saj në BE nuk e kërkon duke u thirrur në parime morale, por edhe duke i përmbushur kriteret e caktuara. Qytetarët  e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE, duke pasur ndjenjën e izolimit. "Por, sido që të jetë, rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka alternativë, dhe ne do të prodhojmë vazhdimisht argumente për ju z. Zëvendëspresident, në mënyrë që edhe ju ta keni më të lehtë mbështetjen për ne", tha kryeministri Thaçi.Në takim me zëvendëspresidentin Biden, kryeministri Thaçi ngriti edhe çështjen e së ardhmes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke konfirmuar vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO, sepse FSK-ja është ndërtuar nën mbikëqyrjen edhe me standardet e NATO-s.