Çeku: Akuzat ndaj ish komandatëve UÇK-së tendencioze, s’kanë asnjë bazë
Një prej figurave më të rrëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ceku, shprehu keqardhjen e tij për akuzat e ngritura ndaj ish kolegëve të tij. Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku hodhi poshte akuzat për krime lufte duke theksuar se ai as nuk ka parë e as nuk ka urdhëruar krime të cilat përbëjnë vepër penale."Absolutisht atë çka kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjatë luftës kanë qenë që të japin gjithçka dhe kanë jap gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe thjesht shumë e kam vështirë të kuptoj dhe të pajtohem dhe të bindem, por askush nuk mund të më bind që UÇK-ja ka bërë krime lufte apo diçka të tillë. Për mua janë të papranueshme dhe për mua janë tendencioze dhe është dëshmuar, sa e sa herë ka pasur përpjekje të shumta të dënohen komandantët e UÇK-së edhe këtu edhe në Hagë por të gjitha kanë dështuar dhe do të dështon edhe kjo përpjekje", ka thënë Çeku.Agim Çeku aktualisht Ministri i FSK-së, tha se e ka të vështirë të besoj që ish komandanti i UÇK-së, amabasadori i Kosovës në shqipëri Sylejman Selimi dhe 7 ish ushtarake të tjerë po akuzohen për vepra të cilat sipas tij nuk ekzistojnë."Ne u mësuam me befasira, sepse kjo është befasi për çdo kënd, një gjë e papritur për çdo kënd. Tash mbetet ta shohim shkalla e dytë besoj se do ta jep fjalën e vet dhe edhe këta do të lirohen sepse kjo është diçka me vite të tëra dhe vazhdimisht përpjekje, përpjekje për t'i dënuar dhe si duket dikush nuk po mund të pajtohet pa i dënuar, por ka ligj ka rend dhe gjithmonë e vërteta fiton, e vërteta është e kadalshme por e arritshme dhe drejtësia është e tillë dhe jam i sigurtë se edhe e vërteta në anën e komandantëve tanë, në anën e UÇK-së dhe do të ngadhënjej", tha Çeku.Çeku po ashtu ka folur edhe për dënimin e "Grupit të Llapit", duke thënë se kjo ka qenë një befasi."Grupi i Llapit" u dënua me 13 vite burg nën akuzën për krime lufte. Po ashtu, edhe "Grupi i Drenicës", ndër këta dhe amabsadori i kosovës në shqiperi, Sylejman Selimi,të cilët akuzohen nga prokuroria speciale e EULEX-it për krime lufte në vitin 1998 në Likovc të Drenicës.