Daçiç: E papranueshme mosdhënia e datës

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se për Serbinë është e papranueshme që më 28 qershor të mos e marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.Dhënia e “dritës së gjelbër” nuk mjafton, ka thënë ai si duke kërcënuar në mënyrë indirekte se mosdhënia e datës mund të kërcënojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.Ndërkohë qëndrimi i qeverisë gjermane do t’i bëhet i ditur sot përfaqësueses së Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjesic.