Edhe pse verë pa diell, dyndje në doganën e Morinit
Ndonëse ditët e para të muajit qershor nuk kanë qenë shumë të favorshme për turizëm dhe plazh, mijëra shtetas kosovar po i drejtohen Shqipërisë për të kaluar ditë pushimi. Kjo tregohet nga fluksi që shënohet në Pikat e Kalimit Kufitar të qarkut të Kukësit që e lidhin vendin me Kosovën.Kështu, sipas statistikave të marra pranë drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se për periudhën 01.06.2013-10.06.2013, në Pikë Kalimet Kufitare te D.R.K është regjistruar fluks i hyrje daljeve të njerzëve dhe mjeteve: Në hyrje shtetas shqiptar e të huaj numërohen më shumë se 29 061 ndërkohë që në dalje janë shënuar më shumë se 43 157 shtetas. Sakaq, në hyrje të kufirit është shënuar një numër i madh automjetesh, numri i të cilave arrin në 14 801 ndërkohë që në dalje 19 039 mjete.Ne Pikat e kalimit kufitar nuk ka probleme të funksionimit të paisjeve të kontrollit të dokumentacionit. Punohet në kushte normale. Fluksi më i madh regjistrohet në fundjavë. Nga data 15.06.2013 e pas pritet të ketë më tepër lëvizje nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar.