AP në Elbasan, Dojaka: Do përfaqësohemi me 4 deputetë në Kuvendin e ri

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka vijuar takimet elektorale në qarqe të ndryshme të vendit për zgjedhjet e 23 qershorit. Ditën e sotme, kreu i AP-së ka zhvilluar takime me mbështetësit e Aleancës Popullore në Elbasan.Dojaka tha se Elbasani është një nga qarqet me mbështetje të gjerë qytetare për Aleancën Popullore. Kreu i AP-së deklaroi se çamët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për 23 qershorin. Gjatë takimit me mbështetësit në Elbasan, Dojaka tha se Aleanca Popullore do të përfaqësohet me 4 deputetë në Kuvendin e ri pas 23 qershorit.Në Qarkun e Elbasanit, Aleanca Popullore përfaqësohet nga Erion Softa. Partia “Aleanca Popullore” është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ajo ka në thelbin e saj si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhjen e çështjes çame.