PS nuk feston 22-vjetorin e krijimit, përqëndrohet tek fushata
PS nuk do të festojë përmes një ceremonie te posaçme ditëlindjen e 22-të të themelimit të saj.Fushata elektorale ka bërë që selia rozë të mos organizojë festimet e përvitshme për ditën e sotme për të kujtuar 22-vjetorin e krijimit të saj.Burime pranë PS-së thanë se mbledhja e njerëzve në Tiranë për të festuar në kohën kur fushata është në kulmin e saj, do të ishte e pakuptimtë.Vetë kryetari aktual i PS, Edi Rama do të urojë ditëlindjen e PS nga Peshkopia, ku do të jetë në vijim të tureve elektorale.Partia Socialiste u krijua më 12 qershorin e vitit 1991 në Kongresin e Dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë.PPSH fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, të parat zgjedhje pas rrëzimit të sistemit diktatorial në vend. Përveç ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH, ky Kongres miratoi dhe një sërë dokumentesh të tjerë reformues.Disa nga themeluesit e PS-së janë Fatos Nano, Moikom Zeqo, Namik Dokle Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Ndre Legisi, Leontjev Çuçi etj.