Rama uron 22-vjetorin e PS: Festën tradicionale do ta bëjmë pas fitores
Kartolina e Edi Ramës për ditëlindjen e 22 të Partisë Socialiste ishte një shkrim në rrjetin social Facebook."Krenar për PS", ishte titulli dhe lajmotivi i kreut aktual të selisë rozë në urimin e tij për socialistët anekënd Shqipërisë, me të cilët ndan bindjen se kjo ditëlindje e gjen këtë familje politike në prag të një fitoreje të madhe.Duke iu drejtuar çdo anëtari të PS, që të festojë aty ku ndodhet, në fushën e betejës zgjedhore këtë ditë të shënuar, kryesocialisti shkruan gjithashtu se festa do të organizohet pas 23 qershorit“Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit. Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe! Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe "Aleancës për Shqipërinë Europiane", në zgjedhjet e 23 qershorit!” thekson RamaE bashkë me urimin, vjen edhe lutja që deri në festën e fitores, të luftohet në çdo shtëpi për votën mbi numrin 29.“Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe "Aleancës për Shqipërinë Europiane", në zgjedhjet e 23 qershorit! Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!” thekson Rama.PS nuk feston 22-vjetorin e krijimit, përqëndrohet tek fushataPS nuk do të festojë përmes një ceremonie te posaçme ditëlindjen e 22-të të themelimit të saj.Fushata elektorale ka bërë që selia rozë të mos organizojë festimet e përvitshme për ditën e sotme për të kujtuar 22-vjetorin e krijimit të saj.Burime pranë PS-së thanë se mbledhja e njerëzve në Tiranë për të festuar në kohën kur fushata është në kulmin e saj, do të ishte e pakuptimtë.Vetë kryetari aktual i PS, Edi Rama do të urojë ditëlindjen e PS nga Peshkopia, ku do të jetë në vijim të tureve elektorale.Partia Socialiste u krijua më 12 qershorin e vitit 1991 në Kongresin e Dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë.PPSH fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, të parat zgjedhje pas rrëzimit të sistemit diktatorial në vend. Përveç ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH, ky Kongres miratoi dhe një sërë dokumentesh të tjerë reformues.Disa nga themeluesit e PS-së janë Fatos Nano, Moikom Zeqo, Namik Dokle Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Ndre Legisi, Leontjev Çuçi etj.