Shumë para për fushatën, raporti i MJAFT: Paritë kanë tejkaluar buxhetin

Vetëm në javën e parë të fushatës elektorale partitë e mëdha politike kanë shpenzuar për fushatën  elektorale, për spotetet dhe transmetimet televizive 20 milion lekë të reja më shumë se sa fondi total i  përcaktuar nga buxheti i shtetit për fushatën e zgjedhjeve.Sipas një raporti të lëvizjes Mjaft pas monitorimit të shpenzimeve rezulton që kjo shifër për një javë fushatë ka shkuar në mbi 87 milion lekë të reja,  ndërsa bëhet e ditur se këto shpenzime mund të jenë më të mëdha pasi deputetët nëpër zona oporojnë më lekë në dorë për shërbime të tjera, duke mos përdorur fatura.Lëvizja Mjaft pritet të sjellë një tjetër raport para datës 23 qershor për shpenzimet e partive politike gjatë fushatës, raporte këto të cilat pas zgjedhjeve mund të vihen përballë raporteve që do japin partitë politike për fushatën elektorale.