Fier, makina humb kontrollin dhe bie në lumë, humb jetën 25-vjeçari

Një aksdient tragjik ka ndodhur në Fier, ku një kaninë që drejtohej nga një 25-vjecar ka rënë në lumë nga një lartësi mbi 8 metra.Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Mbrostarit, rreth 2 kilometra larg qytetit te Fierit, rreth orës 1:00 pas mesnate.25- vjeçari fierak Marius Hatija ka qene duke drejtuar mjetin me targa AA 143 GG, kur për një moment ka humbur kontrollin dhe pasi eshte perplasur me parmaket e ures ka rene nga nje lartesi mbi 8 metra ne lumin e Semanit.Hatija udhëtonte vetëm dhe po kthehej per me banesen e tij ne lagjen Mbrostar ku ai banonte .Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë kërkuar ndihmën edhe të një mjeti vinç për të nxjerrë nga uji automjetin e rënë në lumin Seman.Sipas bluve të Fierit makina pasi ka rene ne lume ka mare goditje te forta te parmaket e ures dhe kjo ka bere qe edhe drejtuesi i saj të humbiste jetën. Viktima eshte çuar ne morgun e qytetit dhe pas ekspertizes mjeko-ligjore eshte terhequr nga familjaret.Nga ana e saj policia po heton shkaqet e vërteta të ngjarjes, ku si pasojë mbeti i vdekur 25-vjeçari Marius Hatija .