KQZ, Gjonçaj: Vihet në pikëpyetje serioze procesi zgjedhor

10  ditë para mbjatjes së zgjedhjeve,  Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin për dështimin e projektit pilot për sistemin elektronik të votimit në qarkun e Tiranës.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj është shprehur se janë shkelur afatet ligjore për provën finale të  këtij procesi ndërsa PS-ja ka dorëzuar tashmë raportin e saj për këtë çështje. 

"Jemi 10 ditë përpara zgjedhjeve. Dua të dëgjoj disponibilitetin e KQZ për të realizuar këtë projekt dhe se kur KQZ do të paraqesë aktet që do të bëjë të mundur realizimin e këtij projekti. KQZ është ngarkuar për realizmin dhe për rrjedhojë ka përgjegjësi për mosrealizimnin apo sabotimin, si ligjor dhe material. Dua të dëgjoj datën kur KQZ do të miratojë këtë projekt. Së dyti, dua të dëgjoj masat që ka marrë KQZ për KZAZ-të e ndryshuara", tha Gjonçaj.

Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi bëri të ditur se KQZ-ja po pret raportet e kompanisë Indra për të parë rezultatet.

 “Disponibiliteti për dy projektet pilot ka qenë maksimal, i plotë me të dy projektet. Si ju ka paraqitur raport edhe PD. Këto raporte i kanë kaluar firmës INDRA. Presim raportin e tyre.Mbi vendimarrjen e Kolegjit Zgjedhor janë gjëra që nuk ka nevojë të thuhet se janë çështje administrative, nuk ka të bëjë KQZ" tha LleshiNjë tjetër çështje që ka kërkuar përgjigje nga përfaqësuesi i PS-së lidhet me vendimin e kolegjit për kërkesën e PS-së për KZAZ-të e ndryshuara.Ndërkaq kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se këtë të enjte dhe te premte do të fillojë zyrtarisht tranportimi i materialeve zgjedhore në qëndrat e votimit.