Mediu në Gjirokastër: Politikat e Ramës, rrënuese për ekonominë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në qytetin e Gjirokastrës,ku prezantoi kandidatin për deputet Roland Bejko.Në fjalën e tij, Mediu u ndal në reformat e suksesshme që janë bërë për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin, i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë shqiptare.Por gjithashtu Mediu u ndal edhe në politikat ekonomike që ofron Edi Rama, të cilat sipas tij do të jenë rrënuese për ekonominë shqiptare , nëse do të implementohen.Ndërsa kandidati Bejko u shpreh se bashkëpunimi mes forcave të "Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim", do të bëjë të mundur që Gjirokastra të ketë përfaqësim dinjitoz në kuvendin e ardhshëm, si në vlera ashtu edhe në kapacitete njerëzore.Më pas kreu i PR-së së bashku me kandidatin Bejko zhvilluan edhe një takim në Lazarat. Në fjalën e tij Mediu thekosi se e Partia Republikane, në këtë koalicionin, ka ardhur për të kontribuar dhe jo për të marrë, dhe kontributi i saj është në idetë më të mira dhe vlerat më të mira përfaqësuese, që ajo ka kandiduar.