Meta në Lushnjë: Me rimëkëmbjen e bujqësisë do të vëmë Myzeqenë në punë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një tur takimesh në Rrethin e Lushnjës. I shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, kandidat për deputete, Petrit Vasili, Lideri i LSI-së u ndal në komunat Tërbuf, Krutje, Gradisht, Golem Lushnjë etj.Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e pranishëm në këto takime Meta u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Ai tha se mbështetja për bujqësinë deri tani ka qenë shumë minimale dhe se LSI do të marrë hapa konkretë në këtë drejtim.“Mbështetja për bujqësinë dhe për ju ka qenë dhe është ende shumë e pakët dhe shumë minimale. Prandaj ne në programin tonë për punësimin, rimëkëmbjen e bujqësisë, subvencionimin e saj, modernizimin e saj, mbështetjen e saj e kemi të parën dhe ju mund ta shikoni në programin tonë. Që nga subvencionimi me 50% i fareve më të zgjedhura në mënyrë që të arrihet rezultatet dhe rendimentet më të larta. Që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25 % për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet si për serat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë. Ne me programin tonë do ta kthejmë angazhimin e të gjithë fermerëve në bujqësi në një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirëqenien, në një burim optimizmi dhe besimi për të ardhmen në një standard të ri jetese, në një standard të vërtetë evropian si në vendet e zhvilluara. Ndaj programi ynë fillon me bujqësinë. ”, tha Meta.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se problemi kryesor i yni është të ndërrojmë modelin ekonomik. Nuk mund të vazhdojmë më, të importojmë ushqime dhe të vijnë lek nga emigrantët për të blerë ushqimet tona. Sepse ne e shohim që këto të ardhura nga djemtë dhe vajzat tuaja kanë ardhur në rënie për shumë arsye. Tani beteja jonë është të zhvillojmë ekonominë duke rritur prodhimin, duke ulur importet, duke rritur eksportet në mënyrë që të garantojmë vende të qëndrueshme të punës dhe të ardhura sa më të larta për fermerët dhe për të gjithë të punësuarit. Këtë synon programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese.Edhe sot ka prej jush në Divjakë, në Krutje, në Gradishtë fermerë, të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm falë sakrificave të panumërta. Por me një mbështetje të organizuar të qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë, të politikës së taksave, të subvencioneve ne do ta kthejmë lulëzimin e fermave në një fenomen të përgjithshëm dhe jo në raste të veçanta, sepse ne nuk do të lejojmë që edhe një kokërr domate të hidhet në kanal”tha ai.Në fjalën e tij Meta u ndal edhe në debatin për taksat. Ai u shpreh se qëllimi i LSI-së në këtë drejtim është që çdo politikë të jetë në shërbim të punësimit.“Ju dëgjoni shumë debate për taksat. Taksat nuk janë qëllimi ynë. Taksat janë instrumenti ynë për të zhvilluar ekonominë, për të rritur prodhimin, për të rritur punësimin. Dhe prioriteti ynë kryesor është rritja e punësimit. Dhe politikën e taksave do ta bëjmë në funksion të rritjes së punësimit, në funksion të rritjes së prodhimit. Në rast se ne nuk e prodhojmë një shishe ujë, a mund t’i vëmë taksë asaj? Jo. A mund ta taksojmë atë që e ka prodhuar, në qoftë se ai nuk fiton asnjë lek? Jo. Prandaj, e para është prodhimi, është shitja dhe është puna që duhet, që duhet t’i garantohet njerëzve në mënyrë që pastaj të kemi edhe mundësinë që ata të paguajnë taksa. Kjo është filozofia jonë”, u shpreh Lideri i LSI-së.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se për të gjithë të rinjtë dhe të reja prioriteti i LSI-së është aftësimi i tyre profesional, mbështetje për aftësimin e tyre profesional.Në veçanti në fshatin Çermë Sektor të Komunës Tërbuf, komunë e cila drejtohet nga përfaqësuesi i LSI-së, Astrit Dervishi, ku z. Meta u prit nga qindra banorë në një takim entuziast, kryetari i LSI-së u shpreh se drejtimi i komunës Tërbuf është model i korrektësisë.“LSI-ja do të jetë shumë e fuqishme dhe mbështetja për komunën tuaj do të jetë shumë herë më e madhe sepse këtu jeton një popull punëdashës me shumë vlera dhe programi ynë është që të vëmë Shqipërinë në punë, të vëmë Myzeqenë në punë, të vëmë Tërbufin në punë”tha ai.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi në bashkëbisedimin e zhvilluar me banorët e Komunës së Krutjes se do të ketë investime konkrete për rimëkëmbjen e ekipit të volejbollit të Krutjes. “Krutja ka pasur një ekip të shkëlqyer volejbolli për femrat që ka qenë i njohur në të gjithë Shqipërinë. Sot ky ekip mesa di unë është pothuajse joekzistent sepse nuk është i ndihmuar dhe nuk është i mbështetur.