Identifikohet shqiptari në Itali, një 24-vjeçar nga një fshat i Fierit

Shtetasi shqiptar që u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe më pas iu vu flaka është identifikuar nga policia italiane. Ai është 24 vjecari, Daniel Misiraj, nga fshati Krujan i Fierit dhe resident në Firence të Italisë.Kufoma e karbonizuar u gjet kazermën e braktisur "Ujqërit e Toskanës" në Firence më 6 qershor. Një roje i cili kontrollonte kazermën e braktisur 1 herë në 10 ditë njoftoi policinë për gjetjen e kufomës.Kufoma është gjetur me fytyrë përmbys në tokë dhe vetëm me disa copëza rrobash në trup. Ndërkohë që në parkingun e kazermës është gjetur një makinë tip Renault Cloe me shumë gjurmë gjaku në sediljen e saj. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u vra në makinë e më pas trupi i tij u transportua në këtë kazermë ku iu vu edhe flaka.Sipas mediave italiane i ati kishte denoncuar zhdukjen e djalit të tij 24-vjeçar më 31 maj. Trupi i 24- vjecarit ishte dëmtuar shumë dhe identifikimi i tij u bë mbi shenjat e gishtrinjve të njërës dorë që i kish mbetur e pashkatërruar nga flakët.Ndërkaq trupi pajetë i një tjetër shqiptari u gjet në det. Bëhet fjalë për 21- vjeçarin Arian Rexha nga Durrësi, i cili bashkë me 2 persona të tjerë ishte pikasur natën mes 2 dhe 3 qershorit teksa përpiqeshin të vidhnin një dyqan. Për t'i shpëtuar policisë djali është hedhur në det në zonën e Prinos. Kërkimet zgjatën disa ditë derisa deti nxori kufomën e tij pranë bregut.