Bumçi merr pjesë në Ministerialin e Dubrovnikut, në mbështetje të gazsjellësve TAP dhe IAP

Të mërkurën Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi do të marrë pjesë në Ministerialin e Dubrovnikut, në mbështetje të gazsjellësve Trans Adriatik- TAP dhe Joniano Adriatik -IAP. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.Ky takim realizohet në vijim të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për Ndërtimin dhe Operimin e Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP), dhe Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për Mbështetjen dhe Bashkëpunimin në realizimin e projekteve TAP dhe IAP.Në përfundim të këtij takimi Ministrat do të dalin më një deklaratë të përbashkët.