Toponimet, marrëveshje me Greqinë për zgjedhjet: Lëvizja e emigrantëve, pa afat

Levizja e emigranteve qe kane probleme me toponimet do te jete pa afat. Ky ka qene rezultati i bisedimeve dypaleshe te zhvilluara nga drejtori rajonal i kufirit, Admir Abrija, me drejtues te shtetit helen ne Janine.Takimi kishte si qellim problemin e zgjidhjes se toponimeve, marrjen e masave nga policia greke gjatë dites së zgjedhjeve per shtimin e sporteleve dhe zhvillimin e operacioneve te perbashketa per goditjen e veprimtarise kriminale.Zedhenesi i policise Gentian Mullai thote se menjehere pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje jane marre te gjitha masat ne te tri pikat e kalimit kufitar ne jug te vendit.Çeshtja e toponimeve, probematike e nisur prej shume muajsh, mbetet ende nje problem pa zgjidhje perfundimtare per femijet e emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi.