Berisha: Rama kërkon të dëmtojë prodhimin, do monopole për kupolën

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot fillimin e punimeve të rrugës Gostimë-Gjyralë- Belsh në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi sërish trefishim të granteve për fermerët dhe para në dorë nga TVSH-ja për kimikatet dhe materialet që përdoren për prodhim."Këto vite kemi investuar 60 përqind të buxhetit të shtetit, 10 mijë km rrugë, mbi 1 mijë shkolla, 380 kanalizime, qindra e qindra kanale vaditëse dhe kanale kullimi. Por të gjithë këto kërkojnë të vazhdojmë përpara, të garantojmë sistemin më të mirë të vaditjes, të jetoni të përfillur, të nderuar për punën që bëni. Projekti ynë është të vazhdojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve. Premtimi im për ju është ky. Ne do të trefishojmë grantet për projektet tuaja, ftoj kreun e komunës të ngrejë një zyrë për tu asistuar ju të thithni projekte nga grantet e qeverisë” tha Basha, duke premtuar rimbursim në dorë të taksave për gjithçka që paguhet për prodhimin.Berisha ka garantuar se do të bëhet gjithçka për të lehtësuar banorët, duke pranuar se në çdo punë që bëhet është djersa e mundi i tyre."Rruga që ne po inagurojmë sot që do të jetë korridor i fuqishëm tregu me Elbasnain, me kryeqytetin së shpejti. Rruga që inagurojmë sot dhe të gjitha rrugët që kemi asfaltuar në qarkun e Elbasanit janë zhvillim, shkollat e rindërtuara në 4 anëtaret e komunës Gostimë janë zhvillim. Është një përpjekje e përbashkët për zhvillim. Dyfishimi i pensioneve është dëshmi e angazhimit dhe interesit tonë për ju. Po të gjitha këto janë një synim tu japim ju infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve. Natyrisht ju keni edhe shumë punë dhe ne përpiqemi tju ndihmojmë por punën kryesore e bëni ju vetë.  Unë ju garantoj ju se në çdo kalli gruri është pika e djersës tuaj, në çdo tullë të shtëpisë suaj që vini është djersa juaj.  Ju jeni arkitektët e vërtetë të zhvillimit dhe ne ju mbështesim ju” tha Berisha.Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe kryesocialistin Rama duke theksuar se alternative e tij synon rrënimin e fermerëve dhe dëmtimin e prodhimit vendas.“S’ka politikan në Evropë që mendon të dëmtoj prodhimin e vendit të vet. Tani miliarderët e kupolës së PS nuk bëhen dot më me leje ndërtimi se u iku bashkia, tani duan monopole në ushqime, por kjo s`do të ndodhë kurrë” tha Berisha.Berisha: Më 23 qershor ta lemë Ramën të pushojë