Integrimi, Gjermania bllokon Serbinë
Bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç kishte shpresuar Beogradi nuk do të fillojnë këtë vit. Agjensia gjermane e lajmave DPA duke cituar burime brenda Bundestagut se Parlamenti gjerman ka vendosur që me 27 qershor t'i thotë JO fillimit të bisedimeve me Serbinë për anëtarësim në BE.Kjo mund të ndodhë në vitin 2014, por vetëm nëse ky vend ballkanik ka përmbyshur të gjitha detyrimet që ka marrë për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën.Këtë qëndrim të Bundestagut do ta përfaqësojë në samitin e shefave të vendeve anëtare të BE edhe kancelarja gjermane Angela Merkel që mbahet në fund të këtij muaji, shkruan agjencia gjermane e lajmeve.Dhe vetë Komisioni Evropian thotë se negociatat për secilin vend janë specifike dhe me kushte të veçanta, sepse edhe situata në këto vende është e ndryshme.Para fillimit të negociatave, Komisioni Evropian e harton edhe një kornizë për negociata, e cila duhet të prezantohet para vendeve anëtare. Kjo do të thotë se Serbia duhet të presë një kohë të caktuar fillimin e negociatave, edhe nëse thuhet se ato do të fillojnë "menjëherë".Në këtë moment në Bruksel nuk duan të spekulojnë për vendimin që pritet në fund të qershorit. Ende flitet për marrëveshjen në dialogun me Prishtinën dhe priten rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes. Në Komisionin Evropian thonë se ata e kanë bërë publik qëndrimin e tyre në prill kur është dhënë drita jeshile për fillimin e negociatave. Peter Stano thotë se ata janë të gatshëm për fillimin e procesit për anëtarësimin e Serbisë.