Hoxha që po “trondit” Kosovën, fyeu gratë shqiptare, reagime të shumta kundër
Një tërmet të vërtetë ka shkaktuar në Kosovë Hoxha i xhamisë së Prizrenit, Irfan Salihu. Një deklaratë e tij në një prej ceremonive fetare islame ka ngjallur reagime të shumta në politikën kosovare, shoqërinë civile dhe komunitetet fetare.Ka mjaftuar hedhja në internet nga besimtarët myslimanë e fjalimit të Hoxhës Irfan Salihu, ku ai fyente gratë shqiptare duke i konsideruar imorale që një zinxhir i tërë reagimesh të shoqëronte komentet në rrjetet sociale.Reagimet e para erdhën nga gratë politikane. Përfaqësuese të të gjitha partive politike në Kuvend i kanë dedikuar minuta të tëra të fjalimeve të tyre pikërish fjalimit të Hoxhës së Prizrenit.Teuta Sahatcija, deputete e LDK theksoi se fjalimi i tij nuk i ngjan aspak një predikuesi të fesë islame. Për deputeten e PDK, Blerta Deliu, deklarata e fundit e Hoxhë Irfan Salihut ka shkaktuar përçarje dhe ndasi midis njerëzve. Ndërsa deputetja e Vetevendosjes Alma Lama ka thënë se është e turpshme që politikanët e vendit heshtin përballë këtij fenomeni.Ndërkaq komuniteti mysliman në Kosovë ka deklaruar se po diskutohet për pezullimin nga detyra te Hoxhës Irfan Salihu. Kjo eshte bere e ditur pas nje takimi që myftiu i Kosoves, Naim Ternava, zhvilloi me grate deputete, pas shqetesimit qe shprehen keto te fundit per deklaraten e Hoxhes se Prizrenit.Madje eshte bere e ditur se pikerisht per shkak te fyerjeve Irfan Salihu ka qene i pezulluar per 6 muaj disa kohe me pare. Nderkaq vete hoxha Irfan Salihu ka thene per mediat kosovare se nuk ka ndermend te flase per kete ceshtje dhe se sipas tij eshte bere shume zhurme per asgje.