Limaj në punë menjëherë pasi u la i lirë, rrezikon mandatin e deputetit

Menjëherë pas lirimit të tij, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj i është rikthyer punës. Limaj ka marrë pjesë në seancën parlamentare pas vendimit të Gjykatës në Kosoves për të lënë të lire të akuzuarit për rastin "Kleçka".Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak me një vendim të trupit gjykues. Avokati i Limaj, Tomë Gashi ka konfirmuar lajmin ndërsa kjo masë është zëvendësuar me paraqitjen e tij dhe tre personave të tjerë, gjithashtu të dyshuar në atë që njihet si rasti “Kleçka” në policinë e Kosovës në varësi të hetimeve të Prokurorisë.Më 8 mars të këtij viti Fatmir Limajt i është zëvendësuar masa nga arrest me burg, në arrest shtëpiak. Procesi ndaj tij dhe tre të akuzuarve tjerë, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit dhe Naser Shalës, lidhet me akuzat për krime lufte.Ndërkohë Limaj rrezikon ti merret mandati i deputetit, pasi ai ka munguar më shumë se gjashtë muaj në seancat e Kuvendit të Kosovës. Gjatë të enjtes ai ka qëndruar vazhdimisht në seancë dhe është përshëndetur me deputetët e tjerë.Fatmir Limajt i ishte ngritur akt-akuza për krime lufte në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Por EULEX ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykaten Supreme.Aktualisht Deputeti i PDK-së po përballet me dy procese gjyqësore, atë për krime lufte dhe për korrupsion.Deri me tani, në dy proceset gjyqësore për rastin "Kleçka" janë rreth 110 dëshmitarë dhe dëshmi, plus prova materiale që i kanë prezantuar mbrojtja e të akuzuarve, duke përfshirë edhe tetë dëshmitarë që janë marrë në pyetje gjatë seancave gjyqësore.