Javë e vështirë për Samaras

Kryeministri grek Antonis Samaras përballet me negociata të vështira në dy fronte gjatë javës që vjen, pasi do të ketë të martën një takim me trojkën e ndërkombëtarëve  si dhe një mbledhje me liderët e  koalicionit qeverisës për ndryshimet brenda administratës.Sa i përket gabimeve të FMN-së Samaras ka thënë se pavarësisht dëmit që i është shkaktuar Greqisë,  tani nuk duhet të kthejmë kokën pas, por të shohim përpara.  Përpara bisedimeve me trojkën Samaras do të takohët me kryeministrin e Luksemburgut dhe ish-shefi e Eurogrupit Jean-Claude Juncker.Por përveç dëmit që i ka shkaktuar Fondi Monetar Ndërkombëtar Greqisë, tani duket se ky gabim do të përdoret nga qeveria greke si një armë për të kërkuar një reduktim të borxhit grek.Sipas raporteve të mediave greke raporti i FMN-së do të jetë zyrtarishnë agjendën e bisedimeve midis ministrit të financave Janis Sturnaras dhe ekspertëve të Trojkës.Ndërkohë krahas bisedimeve të Trojkës, Samaras pritet të takohet me partnerët e tij të koalicionit, të cilët pritet të bëjë presion për ndryshime në programin e administratës, por edhe për ndryshime në qeverisje.Perspektivat për një riorganizim të qeverisë greke pritet të diskutohen, ndonëse Samaras thuhet se është i prirur për të mos bërë ndryshime deri në vjeshtë.