Drecun: Vizita e Kuçit në Beograd e parealizueshme
Zyrtarët serbë nuk dinë asgjë për vizitën e mundshme të delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Beograd.Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i ka thënë gazetës “Politika” se diçka e tillë nuk është e parashikuar në fazën e bisedimeve, ndërsa këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuric thotë nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë vizitë.“Diçka e tillë sigurisht se do të ishte e mundur tek atëherë kur do të vinte deri te bisedimet e drejtpërdrejta pa ndërmjetësimin e Brukselit, por aktualisht për këtë nuk është duke u menduar”, ka thënë Drecun.Ky reagim nga Beogradi vjen pas paralajmërimit të gazetës Tribuna se është e mundur që një delegacion i udhëhequr nga zv/kryeministri Kuçi të vizitojë Beogradin.