Krasniqi braktis PDK, formon subjekt të ri politik

Me keqardhje kryetari i Kuvendit të Kosovës ka shrehur se braktis partinë që ai ka krijuar, PDK-në, pasi do të krijojë një parti të re.Krasniqi ka pranuar se nuk ka vend në partinë të cilën vetë e kishte themeluar, ndërsa theksoi se në të ardhmen në PDK nuk do të ketë anëtarë që dëshirojnë ndryshime demokratike në Kosovë.Kreu i Kuvendit dhe ish sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës shrehu bindjen e tij se me këtë strukturë partia e Thaçit do ta ketë të vështirë t'i fitojë zgjedhjet.Ai ka pranuar se ka nisur bisedimet me shumë njerëz, por edhe me të pakënaqurit brenda PDK-së dhe partive të tjera, për idenë e krijimit të një subjekti të ri politik. Sipas tij partia e re do të formohet këtë verë.Krasniqi në intervistën e tij për mediat kosovare tha se shumë shpejt do të bëjë publik vendimin e tij dhe se ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë në krye të legjislativit deri në fund të mandatit të tij kushtetues apo do të japë dorëheqjen.