Pollo në Berat: Opozita me 2-3 kandidatë për Kryeministra, qesharake
Ministri per Inovacionit dhe TIK, Genc Pollo, njëkohësisht kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Beratit, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Dyshnik të komunës Otllak në Berat.Gjatë fjalës së tij Ministri Pollo ka akuzuar kryesocialistin Rama për mungesë serioziteti dhe kunstruktiviteti gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në opozitë, duke mos votuar asnjë projekt në dobi të publikut apo të ketë sjellë ndonjë propozim apo projekt nga ana e tij.Sipas Pollos, Edi Rama këto 8 vjet “ka mohuar, bojkotuar, kundërshtuar, sulmuar me dhunë, sharë e mallkuar, por gjë pozitive ne nuk kemi parë.”“Nuk janë seriozë dhe nuk janë udhëheqës të qartë dhe të besueshëm, - ka vijuar më tej Pollo, - përderisa kanë 2-3 Kryeministra në koalicionin e tyre. Dhe thonë do bëhet sipas Kushtetutës. Po a ka Kushtetutë në Botë që lejon 2-3 Kryeministra njëherësh! Vetëm mendja e Edi Ramës mund ta pjelli këtë gjë dhe vetëm dobësia e Partisë Socialiste mund ta sajojë këtë shpjegim”.Më tej Pollo ka thënë se ajo “që i themi ne Dyshnikut, të majtëve dhe të djathtëve, atyre me parti apo pa parti, të rinjve dhe të rejave, që janë shumicë në këtë zonë, kur i kërkojmë votën, kur u kërkojmë besimin, kur u kërkojmë përkrahjen më 23 Qershor, u themi edhe pse”.Gjatë fjalës së tij Ministri Pollo nuk ka lënë pa përmendur edhe votimet kundra të Partisë Socialiste me urdhër të Edi Ramës të projekteve infrastrukturore më të mëdha të vendit, si rruga e kombit, ajo Tiranë-Elbasan, duke u ndalur më tej tek Boshti i Jugut.“Ne votuam financimin e Boshtit të Jugut. Boshti i Jugut është bërë në gjysmën e tij më të vështirë, ndërsa Partia Socialiste dhe Edi Rama votoi kundra dhe kurrë ndonjëherë nuk e përmendi me emër Boshtin e Jugut”-përfundoi Pollo.