Plagosja e 2 vëllezërve në Tiranë, arrestohen 2 persona, 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë të cilët akuzohen për plagosjen e dy vëllezërve Dogjani dy ditë më parë në kryeqytet.Në një njoftim të saj, policia e kryeqytetit ka bërë me dije se janë arrestuar shtetasit Fation Murataj, 27 vjeç dhe  Tim Malko 42 vjec ndërsa është shpallur në kërkim 34-vjeçari Artan Thomaraj dhe Artur Suçin 34 vjec, i dënuar me parë për plagosje.Arrestimi dhe shpallja në kërkim të tyre u bë pasi me date 09.06.2013, rreth orës 21:30, në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, shtetasit e mesipërm punonjës te Shërbimit të Ruajtjues së Sigurisë Fizike në bashkëpunim me njeri tjetrin, per konflikte të çastit, janë konfliktuar me shtetasit Agron Domi, Bledar Rexha, Alban dhe Admir Dogjani.Konflikti ndërmjet tyre ka percipituar në dhunë fizike dhe përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë e të shtënave, janë plagosur në këmbë dy vëllezërit Alban Dogjani dhe Admir Dogjani ndërkohë që gjatë këtij konflikti ka mbetur i plagosur me thike shtetasi Tim Malko, të cilët ndodhen të shtruar në S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi Agron Domi dhe Bledar Rexha kanë marrë plagë të lehta me sende të forta.Gjithashtu në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe 24-vjeçari Bledar  Rexha, me porfesion roje private, sepse në konflikt e sipër ai ka qëlluar me thikë shtetasin Tim Malko, duke e dëmtuar rëndë atë.Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri, dy thika, si dhe një levë hekuri, për të cilat janë marrë vendime për kryrerjen e ekspertimit balistik.