PDIU fushatë në kryeqytet: Me 7 deputetë në Kuvend, do jemi më të fortë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elketoral me banorët e njësisë 7 në kryeqytet. Kryetari i PDIU-së zoti Idrizi pasi ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Tiranës, Tahir Muhediun ka kërkuar nga të gjithë banorët që më datë 23 qershor të votojnë partinë e vetme e cila në themel të saj ka çështjen kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se dita e sotme është ditë historike për gjithë kombin shqiptar, pas 135 vite me parë u mbajt Lidhja e Prizrenit.“Miq, sot 135 vite më pas jemi ne ata që duhet të çojmë deri në fund rrugën e nisur prej tyre. Jemi ne që duhet të luftojmë për idealet e tyre, për bashkimin kombëtar, për bashkimin ekonomik. Prandaj të gjithë në këtë ditë duhet të zotohemi se amaneti i atyre burrave nuk ka shkuar dëmë dhe se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka luftuar, lufton dhe do të vijoi të luftoi me të vetmin qëllim, për Shqipërinë e Bashkuar. Prandaj ju bëjë thirrje që më datë 23 qershor të harroni flamujt e partive dhe të votoni për flamurin kombëtar, të votoni numrin 50, të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet”- deklaroi Idrizi.Idrizi u ndal dhe tek çështja çame dhe zhvillimi i saj në 4 vitet e fundit.“Ishte fal punës së palodhur të dy deputetëve të PDIU-së që tashmë çështja çamë është kthyer në temën kryesore politike në vend. Ishte po fal presionit tonë që Parlamenti nxori nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, e cila rezultonte e votuar, edhe pse në atë kohë, në mënyrë të paturpshme u mohua. E pra, miq ne këto gjëra i kemi bërë dhe kemi treguar si dimë ti dalim Zot vendit tonë atëherë kur na thërrasin. Por në Parlametnin e ardhshëm, ku do të jenë 7 deputet patriot të PDIU-së, zëri dhe forca jonë do jenë disa herë më e madhe”- mbylli fjalën e tij zoti Idrizi.Edhe kandidati për deputeti i PDIU-së për qarkun e Tiranës, Tahir Muhedini vlerësoi përpjekjen e PDIU-së për të sjell çështjen çame, jo vetëm në politikën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare. Prandaj ai u bëri thirrje të gjithë votuesve që më datë 23 qershor të votojnë numrin 50, si një investim i sigurt për ta, fëmijët e tyre dhe për kombin shqiptar.