Delegacioni i KiE-së vijon takimet në Tiranë, pasdite mbahet konferenca për shtyp
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kryesuar nga ish-parlamentari italian Luca Volonte vijon takimet në Tiranë për të vlerësuar legjislacionin elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.Në vizitën dy ditore në vendin tonë, ku delegacion do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.Vëzhguesit do të mbajnë sot në orën 18:30 një konferencë për shtyp ku pritet të jepen detaje për mënyrën se si po zhvillohet fushata elektorale në Shqipëri.
Ditën e djeshme delegacioni është takuar me ministrin e brendshëm Flamur Noka I cili I ka garantuar se qeveria shqiptare ka të gjithë vullnetin për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lirë dhe konform standardeve ndërkombëtare.Gjatë takimit me misionin, kryesuar nga Luca Volonte, Noka është shprehur se listat e zgjedhësve janë hartuar sipas Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.Ministri ka garantuar se këto janë listat më të mira të hartuara ndonjëherë, që janë përpiluar gjatë një procesi tërësisht transparent dhe ligjor, që do të ndikojnë absolutisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.