Basha: Keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e Ramës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha reagon ndaj deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama në Kamëz se ai nuk i ka përmbur premtimet e bëra.Në reagimin e tij, Basha është shprehur se ndihen keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e ish-kryetarit të Bashkisë Rama."Rama i pati të gjitha shanset, por dështoi dhe 11 vjet nuk bëri as hipotekimet e lejeve të firmosura prej tij. Ai 11 vite në Bashki e la Tiranën me 250 km rrugë të pashtruara, rriti taksat dhe e la Tiranën pa plan rregullues .Kjo ndodhi pasi për Ramën, qytetarët nuk ishin asnjëherë të parët, i pari ishte konflikti politik prandaj dhe Tirana e refuzoi modelin e tij në zgjedhjet e 2011-ës.Sipas Bashës ndryshimet pozitive sot janë të prekshme për këdo prandaj dhe Tirana nuk do të kthehet pas, por do të vazhdojë përpara më 23 qershor.