Punonjësit e policisë ushtarake dhurojnë gjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2013, 13:53
Punonjës të policisë ushtarake I janë bashkuar fushatës sensiblizuese të kryqit të kuq për dhurimin vullnetar të gjakut.Kësaj iniciative i janë bashkuar efektivë të shumtë në kuadër 14 qershorit, ditës botërore të dhurimit të gjakut, ndërsa kolonel Ylli Zyla thotë se ky është një mesazh që duhet të tërheqë vëmendjen e institucioneve për tu ardhur në nevojë sidomos atyre që vuajnë nga sëmundjet talasemike.14 qershori njihet si dita ndërkombëtare për dhurimin e gjakut e për këtë arsye jatë kësaj jave kryqi i kuq shqiptar do të vijojë në institucione të tjera fushatën sensibilizuese.