Rama në Kamëz: Saliu gënjen, nuk ju kam quajtur shpellar

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” me banorët në zonën e Kamzës në Tiranë.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Berisha se ai i ka quajtur të ardhurit të kryeqyteti si shpellar .“Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’iu ndihmuar, por për të futur ‘thikën e ndasisë’, duke shpikur se unë kam thënë shpellar, ai nuk iu do, të gjitha gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që e jeni në këtë gjendje. Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi, për Saliun, dhe PD një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore jo unë. Lërini historitë, jo jemi nga veriu, jo nga jugu të djathtë jo të majtë, bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesit e komunitetin tuaj dhe atdheun tuaj ” tha Rama.Ndërsa u premtoi banorëve ulje të taksave, shërbim shëndetësor falas dhe hapjen e vendeve të punës Rama shtoi se beteja në 23 qershor nuk është mes dy palëve por mes rilindjes dhe rrënimit.“Këtu nuk është betejë do fitojë Sala apo Rama. Por betejë nëse do fitojë rrënimi apo rilindja. Do fitosh ti si person me ekonominë familjare, apo si tifoz. Nuk luhet me top këtu por me fatin tënd. Pa punë pa bukë dhe rroftë Sala...ky nuk është tifozllik, kjo nuk është skuadër e futbollit. Shërbimi më i madh që mund ti bëni familjes dhe vendit, që në 23 qershor mos të shkoni vetëm dhe merrni me vete një person që nuk ka votuar” tha Rama.Ndërsa iu referuar arsimit, kryesocialisti Rama theksoi se pas skemave piramidale, liberalizmi i Universiteteve ishte pabesia e dytë e madhe që qeveria i bëri shqiptarëve.Ai theksoi se programi i PS-së ka në fokus akreditimin e universiteteve si dhe investime në arsimin professional.“Pas pebesisë së madhe që i bëri me piramidat, një ditë të bukur tha Sudja nga penxherja fajin e ka kompetenti, s’ka lek më. Pabesia tjetër është e Universiteteve. Sot kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror të cilët janë të papunë”, tha Rama.