Skandali i përgjimeve në SHBA, Shqipëria më pak e përgjuar, Kosova më shumë

Edhe vendi ynë është një prej vendeve të përgjuara nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare. Por një hartë e publikuar nga prestigjozja britanike "The Guardian" tregon se Shqipëria është një prej vendeve më pak të përgjuara nga kjo agjenci.Legjenda e hartës së publikuar nga "The Guardian" tregon se ngjyra jeshile do të thotë se këto vende janë më pak të përgjuara, ndërsa kjo ngjyrë hapet në të gjelbër, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, që tregon shtetet që janë përgjuar më shumë nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare.Në këtë hartë Kosova ka ngjyrë portokalli që do të thotë se është përgjuar dhe mbikryrur shumë shpesh nga NSA, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare. Shteti më shumë i përgjuar është Irani, i ndjekur nga Pakistani, Jordania, Egjipti dhe India, kjo dhe për shkak të konflikteve në këto zona.Kjo hartë, që është një fotografim i informacionit të fshehtë të NSA tregon të gjitha të dhënat e mbledhura deri në mars të vitit 2013 dhe përfshin rreth 79 bilionë të dhëna të grumbulluara nga rrjetet kompjuterike në mbarë botën.Skandali i përgjimeve në SHBA është bërë publik nga një ish-punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe njëkohësisht Shërbimit Qendror Inteligjent, CIA-s, 29 vjeçari Edward Snowden i cili deklaroi se publikoi në gazeta skandalin pasi ishte kundër përgjimit të amerikanëve.