Meta: Jemi për rrugën e tretë. Fton të votohet për LSI, sulmon PD e PS

Kreu i LSi, Ilir Meta edhe pse ne koalicion me PS ka folur per nje rruge te trete te cilen duhet te zgjedhin shqiptarët dhe kjo është padyshim numri 26, vota per kete parti. Në konventen e gruas, Meta ka theksuar se fitorja e LSI do te vije pikerisht nga vota e grave, per ti dhene mundesi zbatimi nje program te ri politik dhe ekonomik. Meta ka nxjerre dhe nje here ne pah dallimet mes tij dhe Rames per sistemin e taksimit. As taksa e sheshte as ajo progresive, tha Meta,  por nje tjeteralternative qe vjen nga LSI.

“Sfida jonë në fund të 4 viteve është të dyfishojmë numrin e grave dhe vajzave që dyfishojnë drejtimin dhe menaxhimin e bizneseve në vend”, nënvizoi Meta.“Unë ju falënderoj të gjithave ju që keni besuar tek LSI, që jeni angazhuar përgjatë këtyre 8 viteve. Jam krenar që LGI sot përfaqëson një realitet shpresëdhënës politik në të gjithë Shqipërinë, ju gra e vajza me energji për të përçuar mesazhe emancipuese për shoqërinë e politikën. Angazhimi i gruas në politikë. Ne kemi bindjen se shoqëria nuk mund të përparojë më shpejt pa u emancipuar me ritmin e duhur. Ne kemi besuar për një pjesëmarrje sa më aktive të gruas dhe vajzës në politikë dhe vendimmarrje, pjesëmarrja e tyre i shërben rritjes së përgjegjshmërisë së klasës politike në vend që të përqendrohet tek hallet e përditshme të shoqërisë, si varfëria papunësia e përjashtimi social. Revolucioni ekonomik i grave është lokomotiva e suksesit të shoqërisë”tha ai.Fuqizimi i grave, shtoi më tej Meta, nuk mund të ndodhë pa krijimin e shanseve për punësimin e tyre, për të cilin sipas tij LSI vjen me një plan konkret.“LSI ka prioritet të veçantë forcimin e vlerave familjare, fuqizimin ekonomik të grave, synojmë punësimin e tyre për të zbutur problemet sociale me të cilat ato e familjet shqiptare ndeshen çdo ditë. Mbështesim bizneset që punësojnë grate.Sfida jonë në fund të 4 viteve është të dyfishojmë numrin e grave dhe vajzave që dyfishojnë drejtimin dhe menaxhimin e bizneseve në vend”, nënvizoi Meta.Duke vlerësuar rolin e grave në LSI, Meta u shpreh se partia e tij synon fitoren e 26 mandateve në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.“Me ndihmën e grave në zgjedhjet e 23 qershorit LSI do t’i japë fund tranzicionit politik, për të ecur drejt integrimit dhe modelit, që sic tha ai, sjell më shumë vende pune për gratë. Me ndihmën e tyre synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit” deklaroi kreu i LSI.Ndërsa kandidatja për deputete në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, ka kërkuar votat e grave për LSI për ti dhënë fund politikës antigrua në vend.“Atë që bën LSI nuk e bën asnjë parti tjetër. Prodhon gra dhe vajza të reja politikane të Shqipërisë europiane. Humanizmin, njerzillëkun brenda LSI-së e sollën gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse LSI është një parti që bart brenda vetes së saj vlerat. Vetëm në LSI ne kemi kuotat ku jemi të barabarta. Do t’i tregojmë Ilir Metës që gratë e LSI-së do t’i japin fitore LSI-së në 23 qershor. Lufta jonë nuk është me burrat, por me mentalitetin e politikës së vjetër në Shqipëri. Duke votuar numrin 26 në 23 qershor është fundi i politikës antigrua në Shqipëri”- deklaroi ajo.