Basha nderohet me titullin “Qytetar nderi i komunës së Prishtinës”

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha nderohet me titullin “Qytetar nderi i komunës së Prishtinës”, për përkrahjen e Kosovës në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.Basha iu dha dekorata “Hyjnesha në Fron” në një ceremoni të organizuar me rastin e ditës së çlirimit të Prishtinës.Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e ditë së çlirimit të Prishtinës, Kryetari i Komunës, Isa Mustafa, tha se në këtë 14-vjetor përkujtohen të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.Ai vlerësoi kontributin e tyre, duke filluar nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. ”Kujtimi ynë për mijëra dëshmorë, që flijuan jetën, na bënë edhe neve sot që të jemi jo vetëm krenarë për ta, por edhe të përgjegjshëm për veprat e shtetësisë së Kosovës”, theksoi Mustafa.Mustafa tha se dita e sotme ka edhe një simbolikë tjetër të veçantë, pasi Prishtina feston së bashku me Tiranën.Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar se askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj, ka në thelb paragjykimet ndaj shqiptarëve.Basha ka thënë se ka pasur krime lufte dhe se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e kësaj përpjekje për t'i evidentuar ato por nuk ka saktësuar se kush në fakt ka bërë krime."Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Dhe askush dhe asgjë nuk mund të ndërhyjë dhe të përçajë atë që ne kemi së toku që është qëndrimi i njëjtë dhe pa asnjë dallim ndaj heronjve tanë, ndaj punës së tyre dhe ndaj drejtësisë së kësaj lufte. Nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t'i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve", ka thënë ai.Më herët Kryebashkiaku Basha është pritur sot nga kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa ndërsa ka vendosur edhe një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova si dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.Basha gjithashtu do të udhëtojë drejt Prekazit  ku do të zhvillojë homazhe në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.