Topi vizitë Hoxhës në Spitalin Amerikan: Policia, përgjegjëse. Akti me prapavijë politike

Kandidati për deputet i partisë “Fryma e Re Demokratike” në qarkun e Fierit, Mithat Hoxha është sjell në Spitalin Amerikan ku i është nënshtruar ekzaminimeve më speciale. Mit`hat hoxha u dhunua gjatë mbrëmjes së të dielës në Roskovec të Fierit dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që bashkëshortja ka deklaruar se kanë denoncuar kërcënimet e mëparshme ndaj burrit të saj.Ndërkohë për ta vizituar në spitalin Amerikan ka shkuar kreu i FRD-së Bamir Topi, i cili ka akuzuar kreun e policisë së shtetit Hysni Burgaj, si përgjegjës për mos ushtrimin e detyrës së strukturave përkatëse të policisë, duke e lidhur këtë ngjarje të rëndë me prapavijë politike.Mithat Hoxha ka pësuar fraktura të rënda në sy  dhe në hundë, ndërsa në lidhje me identifikim e autorëve të ngjarjes kreu i FRD-së u shpreh se ai do të deklarohet vetë pasi gjendja e tij të përmirësohet.