Marrëveshja me biznesin, Dhoma e Tregëtisë firmos paktin me LSI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2013, 20:46
Nënshkruhet pakti i bashkëpunimit për përmirësimin e klimës së biznesit në vend me ardhjen e qeverisë së re pas 23 qershorit midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Dhomës së Tregtisë.Kreu LSI-së Ilir Meta u shpreh se nëpërmjet kësaj pakete forca që ai drejton bën të qartë angazhimin e saj për ristrukturimin e ekonomisë dhe nxitjen e saj.
Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, u shpreh se ky pakt do të mund t'i ofrojë klimës së biznesit në vend më shumë siguri dhe qëndrueshmëri për të investuar.Ky pakt do t'iu adresohet dy partive kryesore në vend si Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për të krijuar një frymë garancie për biznesin dhe përmirësimin e klimës së investimeve në vend.