Zgjedhjet, Wollfarth: KQZ e paplotësuar barrë për proçesin, duhet plotësuar

Një garë programesh dhe një rezultat të pranuar ngga humbësi në fund, rezultat që duhet të jetë fryt i një numërimi të ndershëm në tryezat e votimit. Kjo do të ishte një formulë që mund të garantojë një rezultat të parnueshëm të zgjedhjeve të 23 qershorit sipas kreu të OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth. I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ambasadori ka shprehur shqetësimin mbi situatën në KQZ, duke e vlerësuar si një barrë që do rëndojë mbi gjithë procesin, e ndërsa nuk ka nguruar të lëshojë një apel për partitë për ta korrigjuar gabimin edhe pse dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ashtu si sondazhet edhe Eugen Wollfarth sheh një garë kokë më kokë mes koalicioneve, andaj në krijimin e Kuvendit të ri shpreson të ketë një skuadër kompakte ku të ngadhënjejë patriotizmi për të kontribuar me ide për reformat dhe zhvillimin e vendit, për të cuar përpara rrugën europiane.

 Është kënaqësi t’ju kemi në një situatë të nxehtë, si po e përjetoni ju?

Zgjedhjet janë një çështje kryesore në demokraci, jam i kënaqur që programet e partive po përmenden në fushata, janë shumë të rëndësishme dhe kjo është për tu përgëzuar.

Është i dëmshëm spektakli?

E rëndësishme është që të ngjallet interesi për qytetarët, spektakli mund të jetë pjesë e saj, por me rëndësi është të diskutohet për përmbajtjen.

Ka pasur dhe incidente në këto zgjedhje, jeni të shqetësuar për episode të mundshme dhune?

Po. Sic thatë dhe ju, nuk është kjo cfarë duhet të bëjë politika, qytetarët duhet të distancohen nga cdo rast dhune. Ky duhet të jetë moment diskutimi, nuk më duket dicka demokratike. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë shumë paqësorë dhe kjo ka rëndësi, megjithatë në përgjithësi shoh që nuk ka ndonjë dëshirë për dhunë, përkundrazi nevojitet paqja për një fushatë të mirë, demokratike. Nuk shoh asnjë arsye që të përshkallëzohet kjo situatë, shqiptarët janë komb paqësor.

A tregon klima e tensionuar se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë deri diku afër?

Ndoshta nuk është ngushtësia e rezultateve, ndoshta është dhe zakoni i shqiptarëve që flasin pak me zë të lartë, por në demokraci është vendi që duhet të fitojë. Por një palë do humbasë, tjetra do fitojë, është qytetari që vendos, është administrata e zgjedhjeve që duhet të numërojë mirë rezultatin, por humbësi duhet të pranojë rezultatin.

Reforma zgjedhore, a mendoni se janë garancitë e plota për një proces të lirë dhe të ndershëm?

Reforma ofron një platformë më të mirë ligjore, është recetë që duhet të respektohet për të pasur rezultate të mira, por nuk zëvendëson lojtarët dhe në këto zgjedhje janë shumë. Kërkohet shumë vullnet politik që të respektohen rregullat, të respektohet pala tjetër, të jesh i ashpër në përmbajtje por të zgjedhësh fjalët e duhura. Kur kërkon të përfaqësosh dikë duhet të japësh një ofertë më të mirë. Partitë politike kanë aftësinë ta bëjnë këtë. Është një cështje komplekse.

Sa garanci kanë për cilësi këto zgjedhje?

Një lojtar i rëndësishëm në proces është dhe media. Duke vëzhguar dhe përcuar me kujdes atë cka ndodh në KQZ, parlament, tani në ndjekjen e kandidatëve në fushata, sigurisht që unë e kam parë dhe në zgjedhjet vendore që media ka qenë prezent edhe në numërimin e votave.

Këtë radhë u kërkuan më shumë garanci, një nga projektet ishte numërimi elektronik në Fier, pse dështoi?

Kjo ka nevojë për më shumë analizim. Një kufizim teknik mesa kam kuptuar ekzistonte që në fillim. Ajo cka duhet të mbizotrojë në demokraci është me rëndësi të mos përjashtohet asnjë subjekt zgjedhor, numri ishte më i madh nga ai që ishte specifikuar në tenderin e realizuar. Obsioni më i sigurt ishte ti ktheheshim numërimit manual, është mirë të ketë projekte pilote por nuk është situatë dramatike.  Është dicka për tu nxjerrë si mësim, por me rëndësi është të ketë besim te procesi dhe të zbatohen rregullat, duke përfshirë dhe Fierin.

Projekti ishte për tu parë sa jemi rritur ne edhe në teknologji?

Jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve, dëshiroja të kishte zgjidhje më të hershme, por tani gjërat janë sic janë. E mira është të bëhet numërimi korrekt dhe që procesi në përgjithësi të jetë korrekt dhe aty të kemi një përfshirje të madhe ndërkombëtare. Vëzhguesit e OSBE janë në terren, edhe ato të KiE kanë mëbrritur sot në Tiranë. Por në fund të fundit Shqipëria është në dorën e vetë shqiptarëve, ata që bëjnë ndërkombëatrët është vetëm një ndihmë për tu përmirësuar dhe kjo arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të përbashkët.

Sa është kufiri i pranueshmërisë për këto zgjedhje?

Nuk është se kam një formulë sekrete matematikore. Ndoshta të lejueshme do jenë aq gabime sa janë njerëzore, me kusht që numëruesit në tryezat e numërimit të bëjnë një punë të ndershme. Ky është proçes që kontrollohet nga shumë sy, të gjithë elementët duhet të jenë aty.

Po identifikimi elektronik në Tiranë?

Testimi është planifikuar, nuk kam ardhur as si prokuror as si gjyqtar, ne ishim shumë të gëzuar që reforma zgjedhore u bë që vitin e kaluar, ne bëmë aq sa mundëm bashkë me eksertë të ODHIR, shumë prej rekomandimeve tona u morën parasysh.  Dy projektet elektronike ishin një projekt pilot, ajo që shoh është që KQZ u emërua mjaft vonë dhe ajo cfarë shoh është një KQZ e paplotë që shkakton një barrë për funksionimin normal.

Ju thoni që ndërkombëtarët  janë për të mbështetur, shqiptarët shpesh i kanë parë si albitër, pse nuk e keni bërë këtë rol?

Unë them që e kam bërë këtë gjë, por Shqipëria është vend sovran dhe kur kombinohet me lirinë përfshin vendimarrje të pavarur. Prezenca e OSBE ka qenë e qartë dhe ndërkombëtarët e tjerë kanë qenë të qartë se një KQZ e plotë është ajo që do donim të shihnim, jemi këtu ku jemi,  kemi një KQZ me 4 anëtarë. Një vend ka dhe lirinë për të mos qenë i përsosur, por cdo veprim ka një cmim, shpejtësia e integrimit është ajo që mund të privohet dhe ky është një cmim  që e paguajnë të gjithë shqiptarët.  Të pranuarit e humbjes është pjesa më e vështirë, Shqipëria sduhet të vuajë nga bllokada politike, kemi nevojë për një ekip të fortë shqiptar që të diskutojnë dhe të marrin vendime bashkë.  Unë jam ndër ata që ndihem shumë mirë që tre ligjet e BE u miratuan  dhe ndihmuan për të hapur rrugën për cilëndo qeveri që do vijë pas 23 qershorit.

Idenë se asnjë nuk kalon 60 përqind, e keni përceptim tuajin apo keni sondazhe?

Ka pasur sondazhe të rëndësishme, ato tregojnë që do ketë një rezultat të ngushtë, por do doja që fituesja në fund të ishte Shqipëria. Ku të gjithë të marrin pjesë me ide të mira, për vende pune, paqe sociale, për atë që meriton Shqipëria. Shpresoj të ketë bashkëpunim, cdo parti e madhe ka përgjegjësinë që të jetë patriotike, në kuptimin që ti shërbejë vendin, të bllokuarit nuk është rruga e duhur ashtu si dhe të ecurit përpara pa diskutim. Është një lloj basti për të ardhmen, tek cili lidership shqiptarët besojnë se do bëjë më shumë për të ardhmen.

Sa e cënon mbarëvajtjen e proçesit një KQZ e tillë?

Do ishte e dëshirueshme një KQZ me 7 anëtarë sipas kodit zgjedhor. Kodi duhet respektuar. Ka pasur disa ngjarje që i kanë paraprirë rikompozimit të qeverisë, ishte akt i diskutueshëm , nuk ka mbaruar analizmi  dhe mospropozimi i kandidatëve  ësstë kushtëzuar me këtë lloj vendimi. Këto mangësi mund të sjellin si pasojë një lloj barre mbi zgjedhjet dhe procesin. Në vend ka shumë vëzhgues të ODHIR që po vëzhgojnë nga afër, KQZ do jetë pjesë edhe e