Berisha-demokratëve: Atmosfera pozitive të konvertohet në vota
Ndërsa kanë mbetur 12 ditë nga zgjedhjet, kryeministri Berisha kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave të PD-së në maksimalizimin e votave për fitoren që sipas tij do të jetë e thellë më 23 qershor.Kryeministri ka kërkuar paraqitjen sa më të mirë të platformës së Partisë Demokratike tek qytetarët shqiptarë në mënyrë që atmosfera pozitive që është fshaqur deri tani të konvertohet në vota masive."Po hyjmë në fazën vendimtare të fushatës. Fitorja është në dorën tuaj atmosfera e jashtëzakonshme pozitive pret nga ju të konvertohet në vota masive të qytetarëve shqiptarë. Kandidatët e PD-së për zonën janë personalitete të shquara të faktuar për kontributet e tyre madhore në jetën e vendit. Detyra juaj është dhe e theksoj edhe njëherë që fitorja është në duart tuaja. Asnjë zgjedhës nëse do të paraqitet sa më mirë platforma jonë s`ka arsye ta refuzoj atë pasi kjo është platforma e integrimit, dhe të gjithë qytetarët pa dallime partiale e duan integrimit. Kjo është pltaforma e zhvillimit dhe e projekteve gjigande dhe shqiptarët pa dallime partiake duan ta gëzojnë atë, është platforma e punësimit dhe qytetarët e duan punësimit. Prandaj dhe të organziojmë ne dhe të japim mesazhin e shkëlqyer të hapin sheshet e Shqipërisë për një bashkim të paprecendë të shqiptarëve në fitoren e 23 qershorit" tha Berisha.