Rezulton fals alarmi për bombë, çantë e dyshimtë pranë maternitetit
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në bulevardin "Zogu i parë" në kryeqytet. Një telefonatë në numrin 129 rreth orës 18.00 njoftoi policinë se një çantë e dyshimtë ishte lënë në trotuarin e mesit të bulevardit "Zogu i pare” në zonën mes maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë rrethimin e zonës dhe nuk lejuan kalimin e qytetarëve në këtë rrugë.Policia bëri të ditur se nga çanta dëgjoheshin pulse zanore dhe kjo ka rritur dyshimet se mund të kishte një mjet shpërthyes brenda çantës, por pas mbërritjes së ekspertëve xhenierë është vërtetuar se në çantë ka pasur aparatura elektronike, por se nuk bëhej fjalë për bombë.Po verifikohet nga policia se kush e ka dhënë këtë alarm, i dyti brenda 5 ditësh. Pak ditë më parë u dha një tjetër afër shkollës "Sami Frashëri".Po punohet për zbulimin e autorëve që shkaktuan këtë panik dhe alarm bombë në një prej rrugëve më të frekuentuara.