Rama thirrje minoritetit grek: Asnjë votë për Kserën, tradhëtoi çështjen tuaj

Në vijim të turit elektoral në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të Dervicanit, ku është njohur nga afër me shqetësimet e tyre. Rama në fjalën e tij ka drejtuar një thirrje të qartë ndaj minoritetit grek në Gjirokastër për të refuzuar me votë kandidatin e PD për deputet, aktualisht Ministër i Punës, Spiro Ksera, duke deklaruar se ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive”, tha Rama.Duke shpalosur projektin e PS për qeverisjen e ardhshme, shefi i opozitës ironizoi deklaratat e Kryeministrit Berisha se “Do ta bëjë Dervicanin si Zvicra”.“Nuk do bëjë premtime të tipit, “Do ta bëjmë Dervicanin si Zvicra”. Ne nuk tregojmë përralla, e dini vetë ju kush i tregon, gjyshi 70 vjec me antiplumb, me roje, me qen, me snajperë del edhe tregon përralla. Keni vetëm një zgjidhje, Ose mbani Spiron e Saliun në qafë o qeverinë në krah dhe unë ju zotohem se problemet tuja do jenë edhe të miat”theksoi Rama.Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga bashkëbiseduesit në “këndin e fjalës”, ka qenë mungesa e ujit të pijshëm, për të cilën kreu i PS-së premtoi zgjidhje.“Më vjen shumë turp të them që do sjellim ujë për fushatë. Ne ujin e kemi, të thonë pse nuk e lënë ujin të vijë. Nga Saharaja duhet thënë do biem ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Europë. Ne do ta bëjmë me patjetër betejën përfundimtare me ujin, pa çuar ujin në çdo rubinet, kot themi që jetojmë në Europë.Uji mungon për të pirë, për tu larë, kur duhet të vaditet toka, por për përmbytje është me tepri. Kjo çështje mjafton për ta ndëshkuar këtë qeveri, Saliu thotë e kemi sjellë, asgjë nuk ka sjellë prandaj edhe do largohen, ne do bëjmë betejë ditë e natë që të garantohet uji në rubinet e parcela, ne i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ujë. Kjo e ujit është betejë për civilizim. Ne do investojmë 160 milionë dollarë për të cuar ujin kudo që ka tokë dhe për ti dhënë mundësi njerëzve të fitojnë nga përdorimi i tokës” përfundoi ai.

Rama vijoi me pas takimet me nje miting ne Permet, ku akuzoi politiken e 20 viteve demokraci se kane lene vendin ne mjerim dhe varferi . Rama ka nënvizuar se programi socialist fillon me uljen e taksave dhe ka shprehur besimin se ai do vijojë me rimëkëmbjen e ekonomisë.“Nuk besoj se jemi të dytët pas Gjermanisë, por besoj se mund ta rimëkëmbim ekonominë. Shqipëria i ka të gjitha ato që duhen për të zhdukur varfërinë. Shqipëria sot nuk ka shtet dhe ka nevojë për një lider, prandaj më 23 qershor votoni për PS dhe alternativën

Fushata e Rames vijoi me nje tjeter miting ne Tepelene.