Eksodi masiv vazhdon, kampioni i Europës zyrtarizohet te Al-Nassr i Cristiano Ronaldos

Al-Nassr pagoi 30 milionë euro për mbrojtësin 30-vjeçar të Manchester City, Aymeric Laporte, i cili largohet pas 5 titujve të fituar me “Citizens” duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Eksodi masiv vazhdon, kampioni i Europës zyrtarizohet te Al-Nassr i

Mbrojtësi spanjoll nënshkroi një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të arkëtojë 65 milionë euro në total, ndërsa ai bëhet lojtari i fundit me profil të lartë që i shtohet listës së emrave me peshë që janë ankoruar në Arabinë Saudite.

Në këtë mënyrë konfirmohet trendi i largimeve masive nga Europa dhe i radhës mund të jetë edhe Mohamed Salah nga Liverpool me destinacion Al-Ittihad. Laporte do të mbajë fanellën me numrin 27 dhe ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën ku luan edhe Cristiano Ronaldo apo Sadio Mane.