Mohamed Salah i jep lamtumirën Liverpool-it, transferimi në Arabi drejt finalizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 12:04

Liverpool mund të humbasë Mohamed Salah pasi sinjalet që vijnë nga Al-Ittihad janë përherë e më këmbëngulëse.
Klubi ku militon edhe Karim Benzema kërkon me ngulm sulmuesin egjiptian dhe “faraoni” nuk është kundër idesë për t’u larguar nga “Anfield Road”.
Edhe pse do të ishte një humbje e madhe për “The Reds” në këtë moment, milionat që vijnë nga Lindja e Mesme janë të parezistueshme dhe palët por e marrion seriozisht në konsideratë ofertën më të fundit të Al-Ittihad.
187 gola në 307 ndeshje me fanellën e anglezëve ka regjistruar Salah që ka një kontratë deri në vitin 2025. Klubi nga Jeddah ofron gati 100 milionë euro në sezon për 31-vjeçarin nga Egjipti.


