Mike apo rivale? Çfarë raporti ka partnerja e Cristiano Ronaldos me atë të Lionel Messit?

Shumë mund të thonë se ato janë mike dhe rivale, por si është raporti i Antonela Roccuzzo, bashkëshortes se Lionel Messit dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos.

Të dyja i kanë dhënë pëlqime dhe komente njëra-tjetrës në disa foto. Rodriguez, 29 vjeç, ka komentuar në postime të ndryshme të Roccuzzo, duke e quajtur edhe “të mrekullueshme”. Ndërkohë që bashkëshortja e Messi-t bën shpesh ‘like’ në postimet në Instagramin e partneres së CR7. Sa i përket rivalitetit të Ronaldos dhe Messit, ata nuk kanë gjë tjetër veçse respekt për njëri-tjetrin.

Roccuzzo, 35 vjeç, është e martuar me Messin dhe kanë tre fëmijë së bashku, Nga ana tjetër, Georgina dhe Cristiano nuk janë martuar ende. Të dyja vajzat megjithëse janë partneret e legjendave të futbollit ato kanë edhe një karrierë dhe një profesion. Në rastin e Antonelës, ajo është gjithashtu një modele dhe influencer e spikatur me më shumë se 36.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkohë Georgina është një modele dhe biznesmene me 50.7 milionë ndjekës.

Roccuzzo dhe Messi kanë rreth një muaj që jetojnë në Florida, ndërsa Rodriguez dhe Ronaldo, të cilët u njohën në vitin 2016, jetojnë në Arabinë Saudite. Kujtojmë se Ronaldo gjatë një interviste është shpreh se: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Si person, ne kemi ndarë skenën 16 vjet. Imagjinoni 16 vjet. Pra, kam një raport të shkëlqyer me të.”
Messi dikur pranoi se megjithëse nuk janë miq, vitet në të cilat ata konkurruan drejtpërdrejt në futbollin spanjoll ishin “shumë të veçanta”.