Në Korçë mendojnë për të rinjtë e talentuar, Skënderbeu zyrtarizon dy goditje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 11:31
Skënderbeu finalizon dy afrime. Skuadra korçare e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic kompletohet me sulmuesin e talentuar kosovar Ermir Rashica nga Trepça 89.
Ai ështe vendosur menjëherë në urdhrat e trajnerit. Që prej vitit 2022 Rashica është pjesë e përfaqësueses U-19 të Kosovës. Një tjetër i ri i afruar është 21-vjeçari nga Shkupi, Suel Muharem.
I rritur në radhët e akademisë së Shkupit ai është aktivizuar edhe me Renovën e Rabotnickin ndërsa transferohet në Korçë nga klubi i Strugës.

Muharem ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin juglindor ndërsa mund të luajë në majën e sulmit por edhe në të djathtë.
