Ish e dashura e Ronaldos nuk përmbahet: Tom Brady mashkulli i ëndrrave të mija

Irina Shayk dhe Tom Brady po kalojnë momente magjike në krahët e njëri-tjetrit pasi kanë hedhur pas krahëve histori të gjata dhe të rëndësishme.
Kampioni i futbollit amerikan është divorcuar disa muaj më parë nga bashkëshortja Gisele Bundchen, ndërsa Irina e cila ka regjistruar edhe një histori të gjatë pasioni me Cristiano Ronaldon, ka “varrosur” tashmë edhe lidhjen e dështuar me Bradley Cooper.
Pasioni me Brady ka lindur 3 muaj më parë por sipas modeles ruse, kjo është një histori që do të zgjasë shumë sepse siç shprehet, “Brady është mashkulli i ënddrave të saj”.
Ata janë njohur në ishullin e Sardegna-s dhe që prej atij momenti duken të pandarë ndërsa janë fotografuar në Los Angeles dhe Londër. Shayk ka një vajzë 6-vjeçare me Bradley Cooper, ndërsa Brady është baba i dy fëmijëve.
