E pabesueshme, Al-Ahli i “rrëmben” Napolit të riun spanjoll

Kur mendohej se Napoli e kishte arritur marrëveshjen për transferimin e Gabri Veiga nga Celta Vigo, në lojë hyri Al-Ahli që bindi lojtarin për ta transferuar në Lindjen e Mesme.

Edhe klubi spanjoll e ka pranuar ofertën e klubit saudit dhe talenti 21-vjeçar do të udhëtojë drejt Riyadh-it.

Janë rreth 40 milionë euro që do të shkojnë në arkën e Celta Vigos ndërsa Napoli ofronte diçka më pak por në këto momente spanjollët kanë nevojë për të ardhura që do të zhbllokonin merkaton e tyre në ditët e fundit.