Mancini “del zbuluar”, marrëveshje milionere me Arabinë Saudite
Roberto Mancini drejt Arabisë Saudite edhe pse deklaroi që nuk ishin sirenat nga Lindja e Mesme që e bënë të largohej nga Italia duke ia faturuar fajin shefit të federatës, Gabriele Gravina.
Trajneri italian është shumë pranë pankinës së Arabisë Saudite dhe firma është vetëm çështje ditësh pasi palët kanë rënë dakort për çdo detaj. Mancini do të përfitojë 25-30 milionë euro në sezon deri në fund të Kupës së Botës 2026.
Objektivi i parë i Mancinit do të jetë Kupa e Azisë që do të luhet në Katar gjatë këtij dimri, trofe ky i fituar 3 herë në të shkuarën nga Arabia Saudite, për herë të fundit në vitin 1996.
Sipas mediave në Riyadh, Mancini është në bisedime prej kohësh me federatën arabe dhe e ka arritur marrëveshjen gojore prej kohësh por vetë trajneri deklaroi pak ditë më parë se u largua nga stoli i Italisë për shkak të ndërhyrjeve në stafin e tij nga ana e federatës.
