ZYRTARE/ Mesfushori Bernardo Silva rinovon kontratën me Manchester City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 13:38
Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva ka rinovuar kontratën me klubin. Portugezi firmosi deri në qershor të vitit 2026.
Prej kohësh u përfol për një largim të tij nga klubi anglez. Skuadra e Barcelonës ka qenë mjaft e interesuar për shërbimet e tij. Vitin e kaluar ishte fare pranë kalimit në Katalonjë.
Mirëpo Silva vendosi të vazhdojë karrierën me kampionët e Europës dhe sot vjen edhe zyrtarizimi për zgjatjen e kontratës për 3 vite të tjera.

